Transmetuar më 17-03-2026, 09:12

Saeed Khatibzadeh, zëvendësministri i Jashtëm i Iran, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të përballen me “një Vietnam të ri” nëse vendosin të dërgojnë forca tokësore në konflikt.

Në një intervistë për Sky News, nga zyra e tij në Teheran, ai theksoi se Irani është i gatshëm të luftojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke shtuar se aktualisht fokusi i vendit nuk është te një zgjidhje diplomatike.

Megjithatë, ai nuk i përjashtoi mundësitë për negociata, por nënvizoi se përgjegjësia për të paraqitur një propozim konkret që do t’i japë fund konfliktit i takon SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon thirrjet për përmbajtje dhe rikthim në dialog diplomatik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit