Transmetuar më 17-03-2026, 08:30

Trump refuzoi të shpjegonte se si pret ta marrë Kubën, por sugjeroi se qeveria e ishullit ishte në prag të kolapsit

Foto: Aaron Schwartz/UPI/Shutterstock

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se beson se në të ardhmen mund të ketë “nderin” për të “marrë Kubën”, në një moment kur ishulli po përballet me krizë të thellë ekonomike dhe energjetike.

Gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, Trump refuzoi të sqarojë nëse një ndërhyrje e mundshme amerikane në Kubë do të ishte e ngjashme me skenarë të tjerë ndërkombëtarë, duke theksuar se mund të bëjë “çfarë të dojë” me ishullin.

“Duke e marrë Kubën, dua të them, qoftë ta çliroj, ta marr, mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të.”

“Besoj se do të kem nderin të marr Kubën… është një nder i madh,” tha ai, duke shtuar se situata në vend është drejt fundit për qeverinë aktuale.

Këto deklarata vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti kuban Miguel Díaz-Canel konfirmoi se janë duke u zhvilluar bisedime me SHBA për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve dhe për të gjetur një rrugë dialogu.

Trump sugjeroi se “marrja e Kubës” mund të nënkuptojë çlirimin ose kontrollin e saj, duke shtuar se vendi është në një gjendje shumë të dobët. Ai e përshkroi Kubën si një shtet me mungesë të theksuar burimesh, duke përmendur krizën e naftës dhe mungesën e financave.

Situata në ishull është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit, për shkak të ndërprerjes së furnizimeve me naftë dhe presionit ekonomik, duke çuar në ndërprerje të gjera të energjisë elektrike dhe protesta në rrugë.

Administrata amerikane ka ndërmarrë masa të forta ekonomike, përfshirë ndalimin e furnizimeve me naftë nga vende të tjera dhe paralajmërime për tarifa ndaj shteteve që tregtojnë energji me Kubën.

Presidenti kërcënoi gjithashtu të vendoste tarifa për çdo vend që i shet naftë Kubës.

Këto lëvizje kanë krijuar mungesa të karburantit në ishull, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të përhapura të energjisë elektrike

Ekspertët paralajmërojnë se kjo situatë e tensionuar mund të ketë pasoja të mëdha për stabilitetin në rajon, ndërsa marrëdhëniet SHBA–Kubë hyjnë në një fazë të re pasigurie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit