

Pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP, ku përplasjet mes Juelës, Gretës dhe Selinës morën vëmendjen kryesore për shkak të fjalorit të ashpër, situata ka kaluar edhe jashtë shtëpisë. Familjarët e Juelës, që menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, kanë akuzuar gazetaren Aulona Musta për qëndrim të njëanshëm. Ata thonë se Musta ka qenë mbështetëse e Selinës dhe Gretës dhe nuk ka reaguar më parë ndaj ofendimeve, ndaj nuk ka të drejtë të kritikojë tani.
Aulona nuk ka qëndruar në heshtje dhe përmes një Instastory ka reaguar ashpër, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj Juelës, por duke theksuar se vetë Juela ka “humbur të drejtën” për të ankuar për shkak të aleancës së saj me Rogertin.
“Po ti je ortake e ROGERTIT o Juela!!! Ti shikon si idhullin tënd Rogertin! Ke zgjedhur partner në lojë Rogertin që ka thënë gjërat më të ndyra për vajzat dhe djemtë aty!!! Ti s’ke të drejtë t’i kërkosh llogari askujt përsa kohë PËRKRAH, MBËSHTET DHE DUARTROKET GJUHËN DHE LOJËN E ROGERTIT!!!” – shkruan Musta.
Për më tepër, Aulona ka postuar një tjetër Instastory gjatë Prime-it, duke ironizuar afrimitetin mes Juelës dhe Rogertit dhe duke komentuar se dysheja po përpiqet të zërë vendin e Mirit dhe Selinës në shtëpi.
Situata ka treguar se debatet brenda Big Brother VIP 5 nuk janë më thjesht brenda shtëpisë, por po ndikojnë edhe tek fansat dhe personazhet publikë, duke shtuar tensionin mes kampeve të ndryshme të banorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






