

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë e Sali Berishës në zgjedhjet e 23 majit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kokalari thekson se është bashkëthemeluese e iniciativës “Rithemelimi” dhe një nga figurat që kontribuan në strukturimin e PD-së pas periudhës së Lulzim Bashës. Ajo i ka kërkuar Berishës të shtojë emrin e saj si kandidat për zgjedhjet e ardhshme dhe ka paralajmëruar se:
“Çdo manipulim vote do të reflektohet dhe dokumentohet në Departamentin e Shtetit Amerikan.”
Zgjedhjet për kryetarin e PD-së janë të planifikuara më 23 maj, dhe konkurrenca mes Berishës dhe Kokalarit pritet të tërheqë vëmendjen e brendshme dhe ndërkombëtare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






