

Caravaggio, Itali – 15 mars 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Caravaggio, në veri të Itali, ku dy persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së katër automjeteve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës në rrugën provinciale SP185 Rivoltana, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës.
Sipas hetimeve paraprake të kryera nga Policia Rrugore e Treviglio, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një parakalim i rrezikshëm.
Nga rindërtimi fillestar i ngjarjes, një automjet tip Mercedes‑Benz C180, i drejtuar nga një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, dyshohet se ka tentuar të parakalojë një Volkswagen Sharan.
Në këtë automjet udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema.
Manovra e parakalimit dyshohet se ka shkaktuar përplasjen zinxhir me disa automjete të tjera që qarkullonin në atë segment rrugor, duke çuar në aksidentin e rëndë.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme të drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident.




Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






