Transmetuar më 16-03-2026, 15:08

Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) ka përshëndetur vlerësimin e aktores shqiptare Luana Bajrami, e cila u nderua me çmimin Oscar për filmin me metrazh të shkurtër “Two People Exchanging Saliva”.

Në një reagim zyrtar, QKK theksoi se ky vlerësim nga The Academy përbën jo vetëm një arritje personale për Bajramin, por edhe një dëshmi të fuqisë krijuese dhe talentit që artistët shqiptarë po shfaqin në skenat më prestigjioze të kinematografisë botërore.

Sipas institucionit, ky sukses shënon një moment të rëndësishëm për filmin shqiptar dhe përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.

“Ky moment shënon një gur themeli për filmin shqiptar dhe na mbush me shpresë për rrugëtimin tonë të përbashkët drejt majave të artit botëror”, thuhet në reagimin e QKK-së.

Institucioni vlerësoi gjithashtu se arritjet e Bajramit do të shërbejnë si frymëzim për brezat e rinj të artistëve shqiptarë, duke forcuar praninë e kinematografisë shqiptare në skenën ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit