Transmetuar më 16-03-2026, 13:44

Një vatër zjarri ka përfshirë këtë të hënë kodrat e fshatit Sherisht, në Bashkinë e Vlorës, duke shkaktuar dëme në disa parcela me ullinj në pronësi të banorëve të zonës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era, duke rrezikuar të përfshijnë parcela të tjera me ullinj dhe sipërfaqe pyjore përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit dhe minimizimin e dëmeve në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit