Transmetuar më 16-03-2026, 13:10

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Gonzato, i cili sipas Berishës, ka cilësuar Agjencinë Kombëtare për Shoqëri Informacioni (AKSHI) si një “problem kulturor” për shqiptarët.

Berisha e ka konsideruar këtë deklaratë si një fyerje të rëndë ndaj shqiptarëve, duke theksuar se problemi nuk është i qytetarëve, por i strukturave të përqendruara rreth qeverisë dhe interesave personale të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se AKSHI nuk reflekton kulturën e shqiptarëve, por problemet që lidhen me menaxhimin e tij nga persona të afërt të Ramës.

“Kjo është një dezinformim dhe shërbim i keq për shqiptarët. Shqipëria ka dhjetëra ndërmarrje dhe institucione që mund të menaxhojnë fushën dixhitale, problemet janë vetëm politike dhe të lidhura me rrethin e ngushtë të kryeministrit,” deklaroi Berisha.

Ai bëri thirrje që vendet anëtare të BE-së të dërgojnë misione faktmbledhëse, për të vlerësuar situatën në mënyrë të pavarur dhe për të shmangur keqinterpretimet që cenojnë imazhin e vendit.

Berisha e përmbylli reagimin duke theksuar se pengmarrja është politike dhe jo një kulturë shqiptare, duke e cilësuar deklaratën e Gonzatos si një ndërhyrje të padrejtë dhe të papranueshme në çështjet kombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit