Transmetuar më 16-03-2026, 12:06

Një shtetas amerikan, M. F., 48 vjeç, është arrestuar në Tiranë, pas kallëzimit nga një 21-vjeçare që punonte për të si dizajnuese bizhuterish, aktivitet që kryhej online, por që herë pas here zhvillohej në banesën e tij të marrë me qira në rrugën e “Bogdanëve”.

Sipas dëshmisë së vajzës, më 1 dhjetor 2025, ndërsa ndodhej në banesën e tij për të ushtruar aktivitetin e punës, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Ajo deklaroi gjithashtu se marrëdhënia ka vijuar më pas, pasi ai e ka shantazhuar duke kërcënuar se do t’ia tregonte familjes së saj.

Në dëshminë e saj, 20-vjeçarja ka deklaruar se është përndjekur vazhdimisht nga pronari i biznesit, i cili sipas saj ka kryer disa episode ngacmimesh seksuale në ambientet e punës.

Ajo ka treguar gjithashtu se 47-vjeçari ka tentuar t’i japë alkool me qëllim që të dehej, ndërsa ka pretenduar edhe për ushtrim dhune ndaj saj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit, policia i gjeti edhe një mjet prerës. Ai përballet me akuzat për ngacmim seksual dhe përndjekje, ndërsa pritet që të dalë para gjykatës për njohjen me masën e sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.

Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit