Transmetuar më 16-03-2026, 11:58

Vlorë – Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Vlorës, pas qëndrimit të fundjavës në Dhërmi që prej datës 14 mars.

Në mbërritje, ai është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Sipas burimeve zyrtare, kryeministri pritet të zhvillojë takime me deputetët e qarkut dhe drejtuesit e bashkisë, ku në fokus do të jenë çështjet që lidhen me zhvillimet dhe projektet në qytetin bregdetar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit