

Denoncim i rëndë në një biznes në Tiranë, punonjësja flet për presione dhe kërcënime
“U ndjeva e kërcënuar edhe për familjen” – rrëfimi që po trazon një biznes në Tiranë
Tiranë – Një 21-vjeçare ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga pronari i saj, një shtetas i huaj 48-vjeçar, i cili e kishte punësuar si dizajnuese për bizhu. Aktiviteti ishte online, por kryhej në banesën e tij të marrë me qira në rrugën “Bogdanëve” në Tiranë.
Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më 1 dhjetor 2025, kur shtetasi M.F. ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Vajza ka deklaruar gjithashtu se marrëdhënia ka vijuar më pas për shkak të shantazhit nga ana e tij, që kërcënonte se do t’ia tregonte familjarëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin M.F. gjatë një operacioni, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua edhe një mjet prerës. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të mëtejshme ligjore janë në vijim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






