

Mirditë – Një sasi lënde plasëse u konstatuan mëngjesin e së hënës pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit.
Punonjësit e kompanisë raportuan menjëherë ngjarjen te policia, ndërsa fatmirësisht lënda nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për çaktivizimin e saj, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse.
Mirditë/ Informacion paraprak
Më datë 16.03.2026, rreth orës 08:00, shtetasja I. B., administratore e një subjekti minerar, njoftoi Policinë se në ambientet e parkingut të subjektit, në një kamion, ishte konstatuar një qese që dyshohet se përmbante lëndë plasëse të pa shpërthyer.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






