Transmetuar më 16-03-2026, 10:31

Lezhë – Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njofton se në vijim të një incidenti në një shkollë 9-vjeçare të qytetit, janë identifikuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të mitur, 17 dhe 14 vjeç, për dëmtimin e dyerve dhe marrjen e pajisjeve shkollore.

Ngjarja u bë e ditur dje nga drejtoresha e shkollës, A. L., e cila raportoi se në ambientet e brendshme të institucionit kishte konstatuar pesë dyer të dëmtuara dhe mungesën e disa dokumenteve dhe pajisjeve elektronike.

Hetimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, zbuluan se të miturit dyshohen se vepronin në bashkëpunim me katër persona të tjerë, duke marrë gjithsej 16 laptopë dhe DVR-in e kamerave të sigurisë. Nga pamjet filmike rezulton se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë gjashtë persona, ndërsa policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen e pajisjeve të vjedhura.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, ku shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Lezhës, kishte njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës kishte konstatuar 5 dyer të dëmtuara dhe dyshohej për marrjen e disa dokumenteve dhe pajisjeve, grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë kreu veprimet e para hetimore në lidhe me rastin.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur identifikimin dhe procedimin penal në gjendje të lirë të 2 shtetasve të mitur, 17 dhe 14 vjeç, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe DVR-ën e kamerave të sigurisë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike në ambientet e shkollës rezulton se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë gjithsej 6 persona, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e laptopëve dhe DVR-së.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit