

Një 38 vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së hënës në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rreth orës 05:30 është raportuar se në rrugën Rruga Vëllezërit Frashëri, Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.
“Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka mbërritur në vendngjarje.
Burime të Policisë në Gjakovë, thonë se i dyshuari për këtë vrasje dhe viktima janë të njohur për ta. I dyshuari i cili është në kërkim policor është edhe pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Kurse, i plagosuri tjetër sipas burimeve nuk kishte të bënte me rastin, por ishte plagosur aksidentalisht pas të shtënave me armë zjarri
Autoritetet bëjnë të ditur se aktualisht po zhvillohen veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






