Transmetuar më 15-03-2026, 23:25

Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Milanoviç i ka cilësuar të pakuptimta deklararat e Vuçiç se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë plane për të sulmuar Serbinë teksa shtoi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë.

Ndër të tjera ai i bërë thirrje Vuçiçit të tregojë kujdes me deklaratat e tij.

“Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, tha ai.

Sipas tij Serbia po shpenzon shumë për armatim dhe se kjo përfshin edhe sisteme të avancuara, ndërsa përmendi edhe blerje armësh nga Kina, Rusia dhe Izraeli. Ai ndër të tjera shtoi se raketat me rreze të mesme veprimi janë armë të rrezikshme dhe të pazakonta për rajonin.

“Është një armë e rrezikshme. Asnjë vend europian nuk e ka, ndërsa tani e ka Serbia”, tha ai.

Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiç iu përgjigj Milanoviç-it, duke theksuar se askush nuk do t’i diktojë se çfarë duhet të thotë.

“Emri im është Aleksandar Vuçiç dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, tha ai teksa shtoi se Serbia synon paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij vendi po forcon kapacitetet mbrojtëse dhe po përparon ekonomikisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit