Transmetuar më 15-03-2026, 20:54

Ardit Qylybyli është zgjedhur kryetar i degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Sipas rezultatit përfundimtar, Qylybyli ka siguruar 1083 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Gentian Ibro, ka marrë 687 vota.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të degës së PD-së në Shkodër u zhvillua gjatë ditës së diel, ndërsa pas mbylljes së votimit nisi menjëherë numërimi i votave, i cili konfirmoi fitoren e Qylybylit.

Me këtë rezultat, Ardit Qylybyli do të drejtojë në vijim degën e Partia Demokratike e Shqipërisë në Shkodër, pas një gare mes dy kandidatëve për drejtimin e kësaj force politike në qytet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit