

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Pogradec ka përfunduar, duke shpallur fitues Oligert Muçllari.
Sipas të dhënave zyrtare, në procesin zgjedhor morën pjesë 476 anëtarë të kësaj force politike. Gara u zhvillua mes dy kandidatëve të njohur në strukturat lokale të partisë: Kasëm Galla, i cili ka drejtuar më parë degën e PD-së në Pogradec gjatë viteve 2019–2021 dhe njihet si biznesmen në zonë, si dhe Oligert Muçllari, drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve dhe me profesion ekonomist.
Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe u zhvillua në një atmosferë të qetë. Nga numërimi i votave rezultoi se Muçllari ka marrë 247 vota, ndërsa Galla 224 vota. Në këtë proces u regjistruan gjithashtu 6 vota të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Oligert Muçllari do të drejtojë në vijim degën e Partia Demokratike e Shqipërisë në Pogradec.

Oligert Muçllari
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






