Transmetuar më 15-03-2026, 20:01

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren e Trabzonspor ndaj Çaykur Rizespor në javën e 26-të të Superliga Turke.

Mesfushori ofensiv shqiptar spikati në minutën e 51-të me një aksion individual cilësor që çoi në golin vendimtar të takimit. Muçi kontrolloi një pasim të gjatë, kaloi me shpejtësi mbrojtësin kundërshtar dhe depërtoi në zonë.

Brenda zonës realizoi një driblim spektakolar, duke lënë rivalin në tokë, përpara se të dërgonte një krosim të saktë për Oleksandr Zubkov. Ky i fundit e riktheu topin në qendër të zonës, ku Paul Onuachu e shtyu në rrjetë për golin që vendosi fatin e ndeshjes.

Aksioni i bukur i Muçit u vlerësua edhe nga vetë klubi i Trabzonspor, i cili në rrjetet sociale e cilësoi lëvizjen e shqiptarit si një “vepër arti”.

Sezoni aktual po rezulton mjaft pozitiv për 23-vjeçarin, i cili deri tani numëron 13 gola dhe 8 asistime me fanellën e klubit turk.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit