Transmetuar më 15-03-2026, 19:34

15 Mars 2026 – Nutricionistja e njohur shqiptare Diola Dosti i ka thënë “po” partnerit të saj, biznesmenit Erolld Belegu, pas një propozimi surprizë gjatë festës së ditëlindjes së tij të 60-të.

Momenti i veçantë u zhvillua në një atmosferë festive dhe plot emocione, ku Belegu vendosi ta kthente ditëlindjen e tij në një ngjarje të paharrueshme për çiftin. Në prani të të ftuarve, ai u ul në gjunjë dhe i kërkoi Dostit të bëhej bashkëshortja e tij.

Nutricionistja e pranoi menjëherë propozimin, duke ndarë më pas emocionet edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

“Thashë PO se i dhe dritë shpirtit tim”, shkroi ajo në një postim ku publikoi momentin e veçantë të fejesës.

Historia e dashurisë mes tyre është bërë publike prej vitit 2024, kur çifti konfirmoi lidhjen në muajin mars dhe që prej atëherë kanë ndarë shpesh momente nga jeta e tyre së bashku.

Marrëdhënia e tyre ka tërhequr shpesh vëmendjen e publikut edhe për diferencën në moshë mes partnerëve, pasi Belegu është rreth 21 vite më i madh se Dosti. Fejesa e fundit duket se shënon një hap të ri të rëndësishëm në historinë e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit