Transmetuar më 15-03-2026, 19:07

Pas arrestimit të artistit Gjest, shumë kolegë të njohur kanë reaguar duke i dhënë mbështetje publike. Një nga këta është edhe Ylli Limani, me të cilin Gjest bashkëpunon në një label muzikor.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Limani thekson se artistit i janë bërë padrejtësi gjatë muajve të fundit dhe se sfidat që ai po përballet nuk duhet t’i përjetojë vetëm.

“Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit. Gjëra që asnjë artist nuk duhet t’i kalojë vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit. Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi. Arti është diçka që nuk mundesh ta ndalosh. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është vetëm beteja e tij: është diçka që na prek të gjithëve që besojmë në lirinë e krijimit. Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit. Këto janë gjëra që askush nuk mund t’i marrë. Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë,” shkruan Limani.

Ky reagim vjen si pjesë e mbështetjes së komunitetit artistik për Gjestin, duke nxjerrë në pah rëndësinë e lirisë së krijimit dhe respektit për artistët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit