

Lezhë, 15 Mars 2026 – Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Lezhës, njoftoi Policinë se në ambientet e brendshme të institucionit janë konstatuar dëmtime në pesë dyer.
Sipas deklarimeve paraprake, dyshohet se nga ambientet e shkollës janë marrë disa dokumente, një kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë intensivisht.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara.
Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






