

Babai i Selin, Toni Bollati, ishte i ftuar sot në emisionin “Fan Club”, ku komentoi situatat më të diskutueshme të së bijës në Big Brother VIP 5.
Gjatë lidhjes telefonike, Bollati hodhi poshtë akuzat e Rogert Sterkaj lidhur me pretendimet se ndodhet në burg dhe tha se nuk ka penduar për fjalët e forta që ka përdorur ndaj Armir Shahinit.
Ai komentoi edhe raportin e Selin me Gimbon, partnerin me të cilin vajza e tij zhvilloi një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së famshme. Toni Bollati shprehu lumturinë e tij për zgjedhjen e vajzës, duke thënë se nuk mund ta përshkruajë me fjalë emocionin që ndjen.
Madje, ai bëri një premtim të fortë për publikun dhe për çiftin: nëse Gimbo nuk skualifikohet në televotim, do të hipë në avion dhe do të vijë në shtëpinë e Big Brother për t’u organizuar një tjetër dasmë.
“Jam aq i lumtur me zgjedhjen e vajzës sime për Gimbon sa nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Dua ta them me plot bindje: nëse Gimbo nuk skualifikohet nga loja, unë ju betohem dhe ju jap fjalën që do të hipi avionit dhe do t’u bëj një tjetër dasmë të madhe aty brenda në Big Brother,” deklaroi Toni Bollati.
Ky premtim ka ngjallur reagime të shumta tek fansat e programit, të cilët po ndjekin me padurim zhvillimet e çiftit brenda shtëpisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






