Transmetuar më 15-03-2026, 18:10

Këtë 14 mars, Tirana u zgjua mes ngjyrave dhe gjallërisë së Ditës së Verës. Rrugët e kryeqytetit u gjallëruan nga muzika dhe aktivitetet që shoqërojnë çdo vit këtë festë pagane. Kjo ditë përkoi edhe me një moment të rëndësishëm për One Albania, e cila shënon 3-vjetorin e markës në tregun shqiptar.

Edhe këtë vit, lideri i telekomunikacionit ishte në zemër së festimeve, duke e kthyer teknologjinë në një mjet për të përcjellë traditat, për t’i ndarë ato me të tjerët dhe për t’i përjetuar së bashku.

Atmosfera e Ditës së Verës u ndie që një ditë më parë. Preludin e një dite plot energji e solli koncerti i mbajtur parkun Europa me artistë si: Mya, Equinoxx dhe dyshja elektronike Fideles.

Mëngjesi tjetër e gjeti Tiranën të përfshirë nga kremtimet. Eventet filluan nga ora 10:00 dhe u shtrinë deri në mbrëmje, në një ditë dedikuar lojërave për fëmijë, aktivizimeve dhe dhuratave për të vegjëlit, por edhe të rriturit, luleve dhe ballokumeve.

Nga Sheshi Skënderbej deri në Sheshin Nënë Tereza, One Albania kishte krijuar një itinerar të plotë aktivitetesh, me panaire dhe shfaqje, ku qytetarët mund të ndalonin, të argëtoheshin dhe të bëheshin pjesë e festës. Përgjatë bulevardit kryesor u ngritën tre skena muzikore, nga ku ritmi i festës u përhap në çdo cep të qytetit.

Për One Albania, mbështetja e Ditës së Verës simbolizon edhe një kapitull të ri, një moment për t’u lidhur me komunitetin dhe për të sjellë në jetë platformën e re të markës, “Ajo që vlen për Shqipërinë”, një filozofi që vë në qendër traditat, familjen, përkatësinë dhe momentet që na bashkojnë.

Në një ditë të mbushur me muzikë, lojëra dhe surpriza për çdo moshë, Tirana festoi ardhjen e pranverës, ndërsa One Albania festoi rrugëtimin dhe energjinë për të sjellë gjithmonë diçka të re.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit