

Pas humbjes së babait, përballet me një tjetër goditje: tension në Durrës për një borxh të dyshuar prej 15 mijë eurosh
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po kërkon 3 burra të cilët akuzohen se ushtruan dhunë ndaj një personi për një borxh të pashlyer sipas tyre. Ata e paralajmëruan viktimën e tyre se do t’i merrnin shtëpinë në këmbim të 15 mijë eurove që babai i tij tashmë i vdekur, thanë se ua ka marrë borxh për ta blerë atë banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë.
"I riu dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese", tha policia lokale.
Ajo shtoi se po punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






