

Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave për kanosje ndaj kompanisë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga pronari i saj, Erkand Shabani.
Pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë artistin dhe kompaninë muzikore, vëmendja e publikut ishte përqendruar te reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë konflikt.
Pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dhënë një mesazh të shkurtër, por me nënkuptime.
Në një publikim në Instastory, Shabani ndau një shprehje të njohur latine mbi një sfond të zi: “Shqiponja nuk kap miza”.
Postimi është interpretuar nga ndjekësit si një reagim indirekt ndaj situatës së krijuar pas arrestimit të këngëtarit Gjesti dhe akuzave të bëra ndaj kompanisë muzikore.
Deri më tani nuk ka pasur një deklaratë të detajuar zyrtare nga ana e kompanisë Onima lidhur me çështjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






