Transmetuar më 15-03-2026, 14:43

Toni Bollati, babai i Selin, ka reaguar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Big Brother VIP Fan Club, ku komentoi marrëdhënien e vajzës së tij me Gimbon dhe largimin e Gretës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Gjatë intervistës, Bollati u shpreh se e konsideron Gimbon si djalin e tij, për aq kohë sa ai qëndron në krah të vajzës së tij brenda shtëpisë së reality show-t.

“Gimbon e shoh, pa hequr asnjë presje, njësoj si djalin tim, për aq kohë sa do të jetë në krah të vajzës sime. Do të bëj të njëjtën gjë që bën çdo prind për fëmijët e vet”, u shpreh ai.

Ai shtoi se do ta mbështesë çiftin gjatë qëndrimit në shtëpi dhe i bëri thirrje edhe familjes së Gimbos, si dhe publikut në Kosovë, që ta mbështesin atë në televotimin e radhës.

“Unë do t’i mbështes dhe i kërkoj familjes së Gimbos të mbështesë djalin e tyre, ashtu si edhe publikut të Kosovës ta mbështesë në këtë televotim të vështirë. Nëse loja është e sinqertë, Gimbo do të vazhdojë të jetë me vajzën time aty brenda”, deklaroi Bollati.

Në të njëjtën kohë, ai foli edhe për Gretën, e cila u largua së fundmi nga shtëpia e spektaklit. Bollati tha se ka pasur komunikim me të pas daljes dhe i ka shprehur mbështetjen e tij.

Sipas tij, familja e tij është e madhe dhe çdo person që bëhet pjesë e saj trajtohet me respekt. “Kam folur me Gretën dhe i kam dhënë mbështetjen time maksimale. I kam thënë: ‘Të do babi fort’”, përfundoi ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit