Transmetuar më 15-03-2026, 13:57

Në Vatikan, Papa Leo XIV përsëriti thirrjen për paqe në Lindjen e Mesme, duke theksuar se dhuna nuk mund të sjellë drejtësi, stabilitet apo paqe.

“Popujt e Lindjes së Mesme kanë vuajtur për dy javë dhunën e tmerrshme të luftës, me mijëra të vrarë dhe shumë të tjerë të zhvendosur. U drejtohem atyre që janë përgjegjës për këtë konflikt: Armëpushim! Le të rihapen shtigjet e dialogut”, deklaroi Papa, duke shprehur solidaritetin e tij me viktimat dhe familjet e tyre.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj shkollave, spitaleve dhe zonave të banimit, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për të ruajtur paqen në rajon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit