

Rreth 1000 anëtarë të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Pogradec do t’u drejtohen këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të kësaj dege.
Në garë janë dy kandidatë: Kasem Galla dhe Oligert Muçllari. Galla, një nga anëtarët e vjetër dhe ndër themeluesit e degës së PD në Pogradec, e ka drejtuar më herët këtë strukturë dhe rikandidon për ta marrë sërish drejtimin.
Ndërkohë, Muçllari, me profesion financier dhe i ardhur nga radhët e Forumi Rinor i Partisë Demokratike, aktualisht mban postin e kryetarit të komanduar të degës dhe synon të marrë një mandat të plotë për drejtimin e saj.
Sipas organizatorëve të procesit, anëtarët që kanë emrin në listë do të votojnë përmes kartës së identitetit, ndërsa ata që nuk figurojnë në listë për arsye të ndryshme mund të votojnë përmes kartës së anëtarësisë në parti.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 17:00.
Në zgjedhjet e fundit për kryetar të kësaj dege kanë marrë pjesë rreth 800 anëtarë, ose rreth 80 për qind e tyre. Pritet të shihet se sa do të jetë pjesëmarrja në këtë proces për zgjedhjen e drejtuesit të ri të degës së PD në Pogradec.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






