Transmetuar më 15-03-2026, 11:20

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për këngëtarin Gjesti, i cili po hetohet për disa vepra penale.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, mbi artistin rëndojnë akuzat për “mbajtje të paautorizuar të armëve”, “kanosje” dhe “asgjësim të pronës”. Autoritetet dyshojnë se ngjarja lidhet me një konflikt me kompaninë muzikore Onima, me të cilën këngëtari ka pasur një kontratë bashkëpunimi.

Raportohet se mosmarrëveshjet mes palëve janë përshkallëzuar, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë dyshimet për tentativa të dëmtimit të kompanisë.

Sipas raportimeve, një nga episodet më të rënda që përmendet në dosje lidhet me një rast kanosjeje, ku dyshohet se këngëtari ka drejtuar armën gjatë një konflikti, në prani edhe të një vajze.

Më herët, vetë këngëtari kishte deklaruar publikisht se ishte detyruar të tërhiqej përkohësisht nga tregu muzikor dhe të anulonte koncertet, duke e lidhur këtë vendim me një kontratë që, sipas tij, e pengonte aktivitetin artistik.

Ngjarja vijon të jetë nën hetim nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit