Transmetuar më 15-03-2026, 10:00

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të finalizojë krijimin e një faktori shtetëror që do të ketë ndikim në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim stabilizimin e çmimeve dhe rritjen e transparencës.

Sipas tij, ky mekanizëm do të luajë rolin e stabilizuesit në treg, duke ndikuar në transparencën e çmimit dhe duke garantuar furnizimin e tregut. Rama theksoi se kjo nismë do të mbështetet nga një kapacitet i rëndësishëm financiar, siç është garancia sovrane.

“Jemi sot, edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur, në momentin kur do të finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane,” u shpreh Rama.

Ai shtoi se kjo nismë pritet të jetë një moment kthese për tregun e naftës në vend.

“Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel që nuk ndikohet kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare,” tha kryeministri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit