

Greta është përjashtuar nga gara dhe ka lënë menjëherë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, pas një komenti të rëndë ndaj Juelës gjatë një debati mes tyre.
Ngjarja ndodhi menjëherë pas përfundimit të pjesës së dytë të spektaklit, kur debati mes dy banoreve vijoi në shtëpi dhe situata u tensionua. Para se të bëhej publik vendimi i “Vëllait të Madh”, dy banoret u vendosën përballë njëra-tjetrës për të sqaruar konfliktin.
Gjatë përballjes, Juela deklaroi se komenti i bërë ndaj saj kishte përfshirë edhe familjen, duke theksuar se ajo kishte një familje të respektuar jashtë vendit. Nga ana tjetër, Greta reagoi duke thënë se edhe ajo kishte familjen dhe të fejuarin që e prisnin jashtë shtëpisë.
Banorë të tjerë të shtëpisë konfirmuan se kishin dëgjuar komentin e bërë nga Greta gjatë debatit. Pas verifikimit të situatës, produksioni vendosi përjashtimin e saj të menjëhershëm nga gara.
Si pasojë e këtij vendimi, Greta u largua menjëherë nga shtëpia e spektaklit.
Debati:
Juela: Kam një familje të nderuar në Milano, u babai im është shumë i nderuar. Nuk e di pse këto dy vajzat kanë futur familjarë në lojë. Kjo vajzë e dashur, që nuk kam guxim
Njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë, kush janë dy banorët që shkojnë në televotim për të martën Greta: Mesa duket është Juela që i bën vetë këto punët. Akuzon vajzat e tjera.
Juela: Ki guximin dhe prano se çfarë the. Pse nuk e the? Kjo më tha që je një rrugaçe, prostitutë rruge. Je një lojtare kaq e pisët moj vajzë, turp t’i vijë familjes tënde për atë që po tregon ti këtu.
Greta: Edhe unë kam një familje, një të fejuar që më presin jashtë. Arritja më e madhe në jetën time është të jem e suksesshme me punën time.
Pjesa tjetër e banorëve gjithashtu e pranoi se e kishte dëgjuar komentin që Greta hodhi drejt Juelës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






