

Lezhë – Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhë, ku është dëmtuar automjeti i një punonjësi policie.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 05:55 dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






