Transmetuar më 15-03-2026, 07:54

Tiranë, 15 mars 2026 – Moti për këtë të diel pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin e Shqipëria, me kthjellime dhe alternime vranësirash gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë orëve të mesditës deri në pasdite pritet shtim i vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura kryesisht në zonat malore. Pas orëve të pasdites, moti parashikohet të rikthehet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Reshjet e shiut pritet të jenë të dobëta dhe të izoluara, kryesisht në formën e pikave të shiut në relievet malore të veriut dhe lindjes gjatë mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa në zonat bregdetare, lugina dhe në male hera-herës mund të arrijë deri në 15 m/s.

Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte relativisht të qeta për lundrim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit