

Pas disa deklaratave të dëgjuara gjatë Prime, banorët kanë ngritur dyshime se mund të ketë një pëlqim mes Juela dhe Rogerti.
Në një klip të transmetuar në Prime, Juela u dëgjua duke thënë: “Po të mos ishe i martuar, e di çdo të të bëja?” dhe “Unë për ty kam paguar një çmim shumë të madh”. Këto deklarata shkaktuan debate dhe spekulime brenda shtëpisë.
Juela u përpoq të sqarojë situatën: “Unë do të shpjegoj si ka lindur ortakëria në lojë mes meje dhe Rogertit. E shoh si një vëlla të madh në këtë lojë. Nuk ka asnjë kimi që shkon përtej mendimeve që shkojnë në lojë. Nuk kam asnjë ndjenjë për Rogertin.”
Ajo gjithashtu shtoi: “Kur më ka thënë: ‘Po të mos isha i martuar, unë me ty Juela do të tentoja’, unë i kam thënë: ‘Shyqyr që je i martuar’.”
Nga ana e tij, Rogerti tha: “Nëse është një histori që ta krijojnë të tjerët, bjeri fortë dhe luaje. Unë, si Rogert, nëse s’do isha i martuar, Juela do ishte në tipin tim.”
Megjithatë, banorët e tjerë nuk duket të jenë të bindur. Selin komentoi: “Janë një mashkull, një femër, gjini të ndryshme, të degjeneruar të dy.” Ndërsa Gimbo shtoi: “Ky burri i martuar duhet t’i vijë turp dhe ajo vajza që e di që ky është i martuar, më shumë turp për atë. Si nuk kanë pëlqim… Juela ka ndërruar katër karaktere të ndryshme për dy muaj. Vajzë e fortë shqiptare nuk është ajo që qëndron ashtu.”
Situata ka ndezur debat të gjerë mes banorëve, duke lënë hapësirë për spekulime mbi raportin mes Juelës dhe Rogertit brenda shtëpisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






