

Pas debateve të ashpra mes Mateo dhe Artan, banorja Brikena ka pranuar për herë të parë ndjenjat që ka për Mateon.
Ajo ka shpjeguar se tani ndodhet në një moment kur mund t’i pranojë dhe të shprehë hapur emocionet e saj.
“Unë normalisht sot mund të them me plot kuptimin e fjalës që kam pëlqim për Mateon, edhe kaq. Mateo nuk ofendon, nuk bën gjëra të tilla. Unë e kuptoj që Mateo në atë moment është prekur. Ka qenë në presion”, u shpreh Brikena.
Kjo deklaratë vjen pas disa konfrontimeve dhe situatave të tensionuara brenda shtëpisë, duke dhënë një zhvillim të ri në marrëdhënien mes banorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






