

Një foshnjë 2 muajshe nga Korçë ka ndërruar jetë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ishte transportuar me urgjencë për trajtim më të specializuar për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se foshnja mbërriti në spital më 13 mars në gjendje kritike dhe ndërroi jetë disa orë pas shtrimit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se gjendja e rënduar e foshnjës mund të ketë ardhur si pasojë e kequshqyerjes, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga hetimet dhe ekspertizat mjeko-ligjore.
Grupi hetimor ka referuar materialet për rastin në Prokuroria e Korçës, e cila ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse vdekja lidhet me kequshqyerjen apo me ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






