Transmetuar më 14-03-2026, 22:33

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit nuk ka përfunduar vetëm në fushën e lojës.

Pas mbylljes së sfidës, një provokim i kapitenit të Elbasanit, Musta ka sjellë një situatë të tensionuar dhe perplasje mes lojtarevë, madje janë përfshirë edhe tifozët në hollin e stadiumit të Vlorës. Për të qetësuar gjithçka, është dashur ndërhyerja e forcave të policisë.

Skuadra e Elbasanit është larguar nga stadiumi “Flamurtari” më vonë nga çfarë ndodh zakonisht, pasi është dashur të pritet pak.

Policia e Vlorës do të bëjë shoqërimin e ekipit deri në Levan, aty më pas autobusin e Elbasanit do ta shoqërojë një patrullë e Fierit deri ne daljen e Lushnjës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. Ndeshja Flamurtari-Elbasani përfundoi 1-2.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit