Transmetuar më 14-03-2026, 23:28

Franca nuk do të dërgojë anije luftarake në Ngushtica e Hormuzit, duke hedhur poshtë pretendimet e publikuara së fundmi në media dhe rrjetet sociale.

Në një reagim përmes platformës X, Ministria e Punëve të Jashtme franceze deklaroi se informacioni nuk është i vërtetë dhe se forcat detare të vendit nuk janë zhvendosur drejt kësaj zone strategjike.

“Jo. Grupi i sulmit i aeroplanmbajtëses franceze mbetet në Mesdheun Lindor”, thuhet në reagimin zyrtar të ministrisë.

Deklarata vjen në një moment tensioni në rajon, ndërsa presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të bashkojnë përpjekjet për të përballuar, sipas tij, përpjekjet e Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit.

Trump deklaroi se shpreson që vende si Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe shtete të tjera që përfitojnë nga transporti i naftës përmes kësaj rruge detare të kontribuojnë në garantimin e sigurisë së kalimit.

“Vendet që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se SHBA-të do të jenë të gatshme të ndihmojnë dhe të koordinojnë veprimet me vendet partnere, në mënyrë që çdo operacion të zhvillohet “shpejt dhe pa probleme”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit