Transmetuar më 14-03-2026, 22:19

Autoritetet meteorologjike në Zvicra kanë paralajmëruar për reshje intensive bore gjatë fundjavës, duke shpallur nivelin e rrezikut 4 nga 5 në kantonin Ticino.

Sipas MeteoSwiss, në këtë zonë pritet që trashësia e borës së re të arrijë deri në 90 centimetra, duke krijuar kushte të vështira për qarkullimin dhe jetën e përditshme.

Paralajmërime për mot të ashpër janë lëshuar edhe për disa kantone të tjera të vendit, ku niveli i rrezikut është vendosur në 3 nga 5. Mes tyre janë Schwyz, Lucerne, Graubünden, Valais dhe Bern.

Meteorologët paralajmërojnë se në disa zona mund të regjistrohen deri në 80 centimetra borë të re deri të dielën në mesditë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, pasi pesha e madhe e borës mund të shkaktojë thyerje të degëve dhe rrëzim të pemëve, duke krijuar pengesa në rrugë dhe rrezik për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit