

Tensione janë regjistruar pas përfundimit të ndeshjes mes Flamurtari Vlorë dhe KF Elbasani, e vlefshme për javën e 28-të të Kategoria Superiore e Shqipërisë.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi me fitoren 1–2 të skuadrës mike, duke i dhënë Elbasanit një sukses të rëndësishëm në transfertë.
Pas mbylljes së sfidës janë regjistruar momente tensioni. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa tifozë të Flamurtarit kanë hyrë në zonën pranë dhomave të zhveshjes.
Në videot që qarkullojnë online shihen mbështetës të skuadrës vendase duke kërkuar përballje me futbollistët e Elbasanit, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet dhe kërcënimet verbale ndaj lojtarëve të ekipit mik.
Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga klubet apo autoritetet përkatëse lidhur me ngjarjen
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






