Transmetuar më 14-03-2026, 21:10

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastër, duke rrezikuar banorët e një pallati 5-katësh në lagjen Zinxhira.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e pestë të pallatit, duke shkaktuar tym të dendur dhe panik tek banorët e ndërtesës.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat mbërritën me tre automjete dhe trupën e ndërhyrjes. Pas mbërritjes u konstatua se banesa ishte përfshirë nga flakët, ndërsa zjarrfikësit nisën menjëherë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u vunë nën kontroll dhe u shmang përhapja e tyre në apartamentet e tjera të pallatit.

Si pasojë e zjarrit janë shënuar vetëm dëme materiale në orenditë e banesës, ndërsa nuk raportohen persona të lënduar. Autoritetet vijojnë punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit