Transmetuar më 14-03-2026, 19:58

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shelegar, në Sarandë.

Autori i dyshuar, i arrestuar nga Policia e Shtetit, është shtetasi Kristi Ceka, 31 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte shkuar posaçërisht në banesën e ish-bashkëjetueses së tij për ta kanosur. Sipas informacioneve paraprake, dyshja ishte ndarë pas një lidhjeje rreth njëvjeçare.

Burime bëjnë me dije se pasi dyshohet se e ka dhunuar ish-bashkëjetuesen, 31-vjeçari është përballur me kunatin e saj, të cilit i ka vendosur në kokë një armë zjarri tip pistoletë, duke e kanosur.

Më pas ai ka qëlluar rreth 4–5 herë në ajër dhe është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij tip “Audi Q7” me targa AB020RR, duke u nisur drejt Borshit.

Pas ndjekjes nga policia, autori është lokalizuar dhe arrestuar në Borsh, ndërsa pritet të shoqërohet në Komisariatin e Policisë në Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit