Transmetuar më 14-03-2026, 19:27

Dhunoi ish-bashkëjetuesen dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë.

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të ndodhur pasditen e sotme në Sarandë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, shtetasi me iniciale K.C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Po sipas policisë, 31-vjeçari dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes së strukturave policore, autori i dyshuar është vënë në pranga pak kohë pas ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e detajeve të këtij rasti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit