Transmetuar më 14-03-2026, 19:06

Kreu i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku, sipas tij, tregohet ndryshimi i qëndrimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Bardhi thotë se vetëm një vit më parë Rama kishte premtuar gjatë fushatës elektorale se Shqipëria do të anëtarësohej në BE deri në vitin 2030. Sipas tij, deklaratat e fundit të kryeministrit tregojnë një ndryshim të qasjes për këtë proces.

“Çfarë mashtrimi dhe çfarë dështimi spektakolar! Nuk është Bashkimi Evropian peng i qytetarëve të vet, por Shqipëria peng i Edi Ramës dhe korrupsionit të qeverisjes së tij”, shkruan Bardhi.

Ai shton se, sipas tij, Rama ka kaluar nga akuzat ndaj kundërshtarëve politikë për pengimin e integrimit, tek kritikat ndaj vetë Bashkimit Evropian.

“Vetëm një vit më parë premtoi anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda vitit 2030. Sot, nga ‘fajin e ka Saliu’, ka kaluar tek ‘fajin e ka BE’. Sa më shumë dështon Rama si kryeministër dhe sa më shumë rritet korrupsioni, aq më shumë zgjatet lista e fajtorëve”, thekson Bardhi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit