Transmetuar më 14-03-2026, 17:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Kosovës për njohjen e kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është bamirësi, por një interes strategjik dhe fitore për Evropën.

Ai përshëndeti koordinimin mes Kosovës dhe BE-së lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke theksuar se çmontimi i strukturave paralele është proces i vështirë që kërkon mbështetje. Rama shtoi se ky hap duhet të pasqyrohet nga BE-ja përmes heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe përparimit të procesit të aplikimit për anëtarësim.

Qeveria e Kosovës ka vendosur të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, duke njohur edhe kartat e identitetit të Serbisë. Ky vendim synon të zbusë efektet e Ligjit për të Huajt dhe rregullave për automjetet, të cilat hynë në fuqi më 15 mars. Sipas këtij ligji, personat pa dokumente kosovare duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë më shumë se tre muaj pa autorizim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit