

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një takim dyditor me kabinetin qeveritar, me qëllim që zotimet e dhëna gjatë fushatës dhe në ekspozenë para deputetëve të shndërrohen në program qeverisës.
Sipas Kurtit, gjatë këtij takimi do të përgatiten plane konkrete me projekte, objektiva dhe masa që do të realizohen gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar se në qendër të qeverisjes do të jenë zhvillimi, barazia dhe interesi publik.
Gjatë fundjavës, Kurti është takuar gjithashtu me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, pas të cilit njoftoi për disa hapa kompromisi lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe përdorimin e automjeteve nga serbët e Kosovës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






