Transmetuar më 14-03-2026, 16:45

Një radhë kilometrike është regjistruar në pikën kufitare Kapshtica, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Qytetarët kanë pritur mbi dy orë për të kaluar kufirin, për shkak të vonesave nga pala greke në kryerjen e procedurave të kalimit.

Burimet raportojnë se këto procedura favorizojnë shtetasit grekë, duke shkaktuar vonesa për qytetarët e huaj, ndërsa pala shqiptare po kryen proceset normalisht. Drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarët shprehen shqetësimin për këtë situatë, duke e konsideruar vonesën rezultat të favorizimeve nga autoritetet greke.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit