

Policia e Laçit ka arrestuar 34-vjeçarin Elton Prenga i cili qarkullonte në qytet i armatosur.
Si provë materiale u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.
“Si rezultat i operacionit, në qytet Laç, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Mercedes-Benz”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 34 vjeç, banues në Laç, Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






