

Policia e Shtetit ka referuar materialet në prokurori dhe ka shpallur në kërkim një 40-vjeçare, e dyshuar për braktisjen e foshnjës së saj disa muajshe.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasja me inicialet M.D., 40 vjeçe, banuese në Korçë, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Burime zyrtare bëjnë me dije se foshnja, vetëm disa muajshe, është braktisur rreth katër ditë më parë dhe është lënë në kujdesin e gjyshes së saj. Ndërkohë, vendndodhja aktuale e 40-vjeçares mbetet e paqartë.
Rasti është bërë i njohur për autoritetet nga një punonjëse e shërbimit social të Bashkia Korçë. Pas sinjalizimit, strukturat e policisë kanë nisur veprimet procedurale dhe kërkimet për gjetjen e saj.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa foshnja rrezikon të mbetet pa kujdesin e drejtpërdrejtë prindëror, sipas të dhënave paraprake.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





