Transmetuar më 14-03-2026, 11:40

Një 35-vjeçar u arrestua nga policia e Bulqizës pas gati tre muajsh arratie, për dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij. Shtetasi Adrian Gega, banues në Bulqizë, dyshohet se më 3 janar 2026, në banesën e familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj dy të afërmve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin e tij. Pas arrestimit, Gega është dërguar në gjykatë, ku ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit